PSG ofron yllin e skuadrës në shkëmbim të Arthur

Mesfushori Arthur Melo mund të ndryshojë skuadër në ditët në vijim, pasi nuk arriti të gjejë vetën te Barcelona dhe tani te Juventus, lojtari është duke konsideruar ta provojë fatin te PSG.

Sport

28/06/2021 17:43

Klubi francez është i interesuar për ta transferuar Arthur, në mënyrë që ta përforcojnë skuadrën, transmeton lajmi.net.

Arthur është mik i mirë me Rafinhan, Marquinhos dhe Neymarin, andaj bordi sportiv beson se mund të nxjerrin më të mirën nga mesfushori.

Në mënyrë që ta transferojë, PSG do ofrojë Mitchel Bakker në shkëmbim.

Futbollisti i ri përfaqësohet nga Mino Raiola, ky i fundit dëshiron ta transferojë në Torino.

Problemi është që Juventus e konsideron Athur me vlerë të lartë prej 40 milionë euro, derisa holandezi kushton vetëm 10 milionë euro.

“Bianconerët” janë të hapur që të negociojnë në javët e ardhshme me “Parisienët”./Lajmi.net/