PSG, ofertë për Azpilicuetën
Sipas raporteve të fundit në Angli, mësojmë se skuadra e PSG-s ka lansuar një ofertë për mbrojtësin e Chelseas, Cesar Azpilicuetën.
Sport
E përditshmja angleze, Metro, ka raportuar se skuadra franceze sapo ka lansuar një ofertë prej 12 milionë euro për Azpilicuetën.
Sidoqoftë, menjëherë pas kësaj, raportet në Itali kanë raportuar se skuadra e Jose Mourinho ka refuzuar këtë ofertë.
Ai konsiderohet si lojtar i rëndësishëm te Chelsea, ku u transferua nga skuadra franceze, Marseille.