PSG nuk lejoi që Real Madrid t’i afrohet Mbappes

PSG dje ndaloi që Real Madrid të bëjë ndonjë takim me Kylian Mbappe gjatë ceremonisë për Topin e Artë.

Sport

30/11/2021 15:00

Drejtori sportiv, Leonardo dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi shikuan gjatë gjithë kohës 220vjeçarin për ta mbrojtur nga bisedat me ndonjë person nga Madridi, transmeton lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, Mbappe ishte ulur pranë legjendës së Realit, Emilio Butragueno, por pastaj u afruan edhe Leonardo dhe Al-Khelaifi përreth tyre.

Dëshira e madhe e Mbappes për kalimin te Reali asnjëherë nuk ka qenë sekret dhe me kontratën që i skadon në verë, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez mund ta sigurojë si agjent i lirë.

Gjiganti nga La Liga ka të drejtë që të nis negociatat formale me Mbappen qysh me 1 janar 2021, ngase dy ofertat që i bënë verën e kaluar, u refuzuan nga PSG.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje të tjera konkrete për të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës, që është i fokusuar te objektivat e PSG-së brenda këtë edicioni./Lajmi.net/