PSG nesër mban konferencë për media, pritet të prezantohet Messi

PSG nesër do të mbajë konferencë për media.

Sport

10/08/2021 16:40

Gjiganti francez pritet ta kompletojë transferimin e sulmuesit Lionel Messi brenda disa orëve, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi u largua nga “Camp Nou” pas 21 viteve, derisa tani do t’i bashkohet “Parisienëve” si agjent i lirë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është në Paris duke kryer testet mjekësore, ndërsa PSG ka njoftuar se nesër do mbajë konferencë për shtyp.

“Konferenca për shtyp do të zhvillohet në “Parkun e Princave” këtë të mërkurë me 11 gusht në ora 11:00″./Lajmi.net/