PSG kualifikohet në finale të Kupës së Francës, eliminon Montpellier pas penalltive

PSG ka siguruar finalen e Kupës së Francës duke eliminuar Montpellier në gjysmëfinale.

Sport

12/05/2021 23:04

Koha e rregullt mbaroi me rezultat 2 – 2, ndërsa “Parisienët” ishin më të mirë nga pika e bardhë (5 – 6), shkruan lajmi.net.

Kylian Mbappe me gol të bukur fillimisht zhbllokoi rezultatin pas 10 minutave lojë.

Ndërsa, Montpellier barazoi gjithçka në fundin e pjesës së parë përmes Labordre (45′).

Ishte sërish francezi që riktheu epërsinë me një supergol duke dribluar nga gjysma e fushës (50′).

Derisa pritej që të mbyllej ndeshja me këtë rezultat dhe PSG-ja të kualifikohet në raundin tjetër, në skenë doli Delot që barazoi rezultatin (83′), me të cilin përfundoi koha e rregullt.

Nga pika e bardhë, te Montpellier dështoi Sambia, derisa të gjithë lojtarët e PSG-së u treguan të saktë.

Në finale, PSG do takohet me fituesin e ndeshjes, Monaco – GFA74./Lajmi.net/