PSG ‘konfirmon’ transferimin e Messit përmes postimit të fundit

PSG brenda disa orëve do bëj zyrtar transferimin e sulmuesit, Lionel Messi.

Sport

10/08/2021 17:07

Gjiganti francez ka arritur marrëveshje me argjentinasin për dy vite me opsion vazhdimi për një tjetër, transmeton lajmi.net.

Transferimin e Messit tashmë e ka konfirmuar edhe PSG-ja përmes postimit të fundit.

Klubi francez vendosi gjashtë Topa të Artë pranë kullës së Ejfelit, gjë që veç e konfirmon transferimin.

Ndërkohë, Messi do fitojë 25 milionë euro për sezon dhe në rast që i kompleton bonuset atëherë do fitojë 35 milionë euro./Lajmi.net/