PSG konfirmon mungesën e Messit dhe Paredes në stërvitje, ja arsyeja

Dyshja e PSG-së, Lionel Messi dhe Leandro Paredes kanë munguar në stërvitjen e sotme.

Sport

30/11/2021 14:00

“Parisienët” përmes një komunikate zyrtare, kanë konfirmuar se të dy lojtarët kanë simptoma në gastroenterit, shkruan lajmi.net.

“Lionel Messi dhe Leandro Paredes nuk morën pjesë në seancën stërvitore sot për shkak të simptomave të gastroenteritit”, shkruhet në komunikatë.

Përndryshe, për ata që nuk janë në dijeni, gastroenterit është një lloj virusi që shfaqet të stomaku dhe duhen rreth 24-72 orë që të shërohet.

Mbetet të shihet në rast që dyshja e PSG-së do jenë gati për ndeshjen e radhës, që e zhvillojnë nesër si nikoqir i Nice./Lajmi.net/