PSG, klub i madh
Dani Alves e konsideron klub të madh Paris Saint Germainin. Mbrojtësi brazilian nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të luajë në ekipin francez, nëse vendos të largohet nga Barcelona.
Sport
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves thotë se Paris Saint-Germain është klub i madh, pas spekulimeve të fundit që ai mund të transferohet tek kampioni i Ligue 1.
Përfaqësuesi brazilian flitet se do ta lë gjigantin katalunas në verë, për të shkuar në Francë, ku e pret ekipi i Laurent Blanc.
“Gjithmonë e kam thënë se nuk kam bërë projekte afatgjate, por më shpesh bëj plane afatshkurtëra”, deklaroi 31 vjeçari për magazinën Surface.
“Në fakt, ajo që dua janë sfidat, jam lindur për këtë. Dhe, do të isha i lumtur të nis sfida të reja”, vazhdoi ai.
“PSG? Mendoj se është një klub i madh. Unë dëshiroj të luaj për klube të mëdha. Kjo është ajo që e ëndërroj”. vijoi ai.
“Është folur shumë për këtë punë dhe nëse nuk rri dot në Barcelonë, PSG është një alternativë reale për mua”, përfundoi Alves.