PSG-ja ka në tavolinë 200 milionë euro për Mbappe nga klubi arab, e pranon në fund të këtij muaji

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar. Sipas RMCsport, skuadra e PSG-së ka një ofertë prej 200 milionë euro në tavolinë për lojtarin francez, shkruan Lajmi.net Oferta është nga skuadra arabe, Al-Hilal dhe skuadra e PSG-së, detyrohet ta pranojë në rast se Mbappe nuk nënshkruan…

Sport

22/07/2023 12:39

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas RMCsport, skuadra e PSG-së ka një ofertë prej 200 milionë euro në tavolinë për lojtarin francez, shkruan Lajmi.net

Oferta është nga skuadra arabe, Al-Hilal dhe skuadra e PSG-së, detyrohet ta pranojë në rast se Mbappe nuk nënshkruan kontratën e re deri në fund të këtij muaji.

Për Kylian Mbappen interesim serioz ka shprehur edhe skuadra e Chelseat, që tashmë ka nisur edhe negocitat me klubin francez.

Në anën tjetër, Mbappe preferon kalimin në La Liga, te skuadra e Real Madrid./Lajmi.net/