PSG interesohet për Rudiger
PSG është e interesuar për të transferuar mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger.
Sport
28-vjeçari ka qenë ndër lojtarët më të mirë që kur Thomas Tuchel mori drejtimin e Chelseas duke zhvilluar çdo minutë, transmeton lajmi.net.
Rudiger ka zhvilluar disa takime me Chelsea për rinovimin e kontratës, por marrëveshja momentale i skadon pas 12 muajve dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovim.
Sipas Le 10 Sport, PSG është duke shikuar situatën dhe do provojë të nënshkruajë me gjermanin nëse do jetë agjent i lirë vitin 2022.
PSG ka bërë disa transferime si agjent të lirë këtë verë duke nënshkruar me lojtarët si Lionel Messi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma dhe Georginio Wijnaldum.
Rudiger për Chelsean kanë 153 paraqitje që nga viti 2017, derisa deri me tani ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe FA Cup./Lajmi.net/