PSG insiston për Pogban, e gatshme ti ofrojë pagë stratosferike
Paris Saint-Germain duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në transferime.
Sport
Skuadra e PSG-së është duke vazhduar të kërkojë përforcime në merkato, transmeton lajmi.net.
Gjiganti francez ka synim që ta sjell në ekip edhe Paul Pogban.
Megjithatë klubi e dëshiron blerjen e mesfushorit për vitin tjetër kur atij ti ketë skaduar kontrata me Man Utd dhe do të mund të transferohej si futbollist i lirë.
Sipas ‘Independent’, ‘Parisienët’ janë të gatshme ti ofrojnë francezit pagë rreth 600 mijë euro në javë për sezonin 2022/23.
28-vjeçari, gjithashtu është i hapur për një largim nga Man Utd, dhe do të donte të rikthehej në vendlindje në ekipin që është mbushur me shumë yje.
Parisi këtë verë ka sjell në ekip emra si: Leo Messi, Achraf Hakimi, Sergio Ramos, Ginaluigi Donnarumma dhe Georginio Wijnaldum. /Lajmi.net/