PSG ia hap dyert Juventusit për transferimin e Icardit në janar

Juventusi vazhdon të monitorojë Mauro Icardin dhe sipas raportimeve në Itali, PSG mund të largojë në huazim ish-kapitenin e Interit deri në qershor.

Sport

19/01/2022 10:31

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar të dëmtuarin Federico Chiesa në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse italiani është një anësor natyral, gjigantët e Serisë A do ta zëvendësonin atë me një qendërsulmues. Ata kanë bisedime të hapura me Zenitin për Sardar Azmoun dhe agjentin e Anthony Martial, megjithëse të dy lojtarët duken shumë të shtrenjtë për ‘Bianconerët’.

Mauro Icardi është një objektiv prej kohësh i gjigantëve të Serie A dhe sipas ekspertit të transferimeve Alfredo Pedullà, PSG mund të vendosë të lërë ish-kapitenin e Interit të largohet në huazim gjatë javës së fundit të afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e Mauricio Pochettino do të preferonte një shitje të përhershme për Icardin, Layvin Kurzawa dhe Julian Draxler, por nuk kanë marrë ende oferta zyrtare, kështu që ata mund t’i lënë ata të largohen në huazim gjatë javës së fundit të negociatave për të kursyer pagat e tyre deri në qershor.

Juventusi vazhdon të monitorojë Dusan Vlahovic dhe Gianluca Scamacca, por të dy lojtarët nuk kanë gjasa të largohen në janar dhe Juventus nuk mund të përballojë lëvizje me para të mëdha në afatin kalimtar të dimrit. /Lajmi.net/