PSG fiton me goleadë ndaj Ajaccio, ‘blindon’ vendin e parë

Paris Saint Germain ka marrë fitoren e radhës në Ligue 1. Kampioni në fuqi fituan 5:0 Ndaj Ajaccio, shkruan lajmi.net. Serinë e golave e nisi Fabian Ruis, i cili shënoi në minutën e 32’. Më pas ishte Achraf Hakimi që dyfishoi gjithçka. Marokeni shënoi në minutën e 33’. Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0.…

Sport

13/05/2023 22:50

Paris Saint Germain ka marrë fitoren e radhës në Ligue 1.

Kampioni në fuqi fituan 5:0 Ndaj Ajaccio, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave e nisi Fabian Ruis, i cili shënoi në minutën e 32’.

Më pas ishte Achraf Hakimi që dyfishoi gjithçka.

Marokeni shënoi në minutën e 33’.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0. Në 45 minutat e tjerë PSG ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, duke shënuar edhe tri herë.

Kylian Mbappe me dy gola të shpejtë çoi në 4:0 ndeshjen.

Francezi fillimisht shënoi në minutën e 47’, më pas në të 33’.

Kurse, për rezultatin final u përkujdes Youssouf, me autogol në minutën e 73’.

Vlen të përmendet që në këtë takim u ndan edhe dy kartonë të kuq. Njëri për Hakimi, tjetri për Mangani i Ajoccio.

Me këtë fitore PSG mban vendin e parë me 81 pikë, kurse Ajaccio ndodhen në vendin e 18 me 23 gjithsej./Lajmi.net/