PSG e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Man Cityt

PSG e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Manchester Cityt.

Sport

28/09/2021 21:49

“Parisienët” janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte mesfushori Idrissa Gueye që realizoi një gol të bukur pas një pasimi nga Neymar (8′).

Man City pas golit të pranuar ndërtoi disa aksione të shpejta, por që nuk u finalizuan.

Rastin më të mirë e kishte Bernardo Silva që humbi një rast të artë rreth një metër afër golit, por goditi shtyllën.

Ndërkohë, ndeshja ishte e baraspeshuar dhe premtoi 45 minuta të zjarrtë.

Mbetet të shihet nëse do mbet ky rezultat edhe në pjesën e dytë./Lajmi.net/