PSG do të synoj transferimin e Ronaldos sezonin e ardhshëm

Nënkampioni francez PSG ka qenë skuadra më aktive në Europë në këtë afat kalimtar veror deri tani.

Sport

12/08/2021 11:17

Pas shumë transferimeve të bujshme me lojtarë si Ramos, Wijnaldum, Hakimi e Donnarumma, ekipi francez tashmë kanë zyrtarizuar edhe transferimin ‘bombë’ të Lionel Messit nga Barcelona.

Sidoqoftë duket se PSG nuk do të ndalet me kaq. Parisienët do të tentojnë transferimin e Cristiano Ronaldos në vitin e ardhshëm, atëherë kur i skadon kontrata portugezit me Juventus dhe në këtë mënyrë të transferojnë atë me parametra zero, njëjtë sic arritën të bëjnë me Messin e shumë të tjerë këtë verë.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi nuk do të lejojë largimin e Kylian Mbappes këtë verë, edhe nëse francezi do të ikë me parametra zero në verën e ardhshme. Kjo nuk duket të jetë problem për presidentin e ekipit francez, pasi si zëvedësues të Mbappes për sezonin e ardhshëm e shohin Cristiano Ronaldon i cili ka edhe një vit kontratë me ekipin e Juventus, transmeton lajmi.net.

Ende është e paqartë situata e Cristiano Ronaldos nëse do të rinovojë kontratën me ‘zonjën e vjetër’, gjersa e ardhmja e Mbappes tani duket gjithnjë e më larg PSG-së, me francezin që po e dëshiron me cdo kusht lëvizjen tek skuadra e Real Madrid. /Lajmi.net