PSG dhe Roma takohen sot përsëri, synohet marrëveshje për Wijnaldum
Gini Wijnaldum vazhdon të jetë dëshira e madhe e Jose Mourinho. Roma është përforcuar këtë merkato me emra si Matic e Paulo Dybala, por tani po synon edhe një tjetër goditje. Trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen holandezin Georginio Wijnaldum, i cili është jashtë planeve të PSG, transmeton lajmi.net. Christophe Galtier i ka bërë…
Sport
Gini Wijnaldum vazhdon të jetë dëshira e madhe e Jose Mourinho.
Roma është përforcuar këtë merkato me emra si Matic e Paulo Dybala, por tani po synon edhe një tjetër goditje.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen holandezin Georginio Wijnaldum, i cili është jashtë planeve të PSG, transmeton lajmi.net.
Christophe Galtier i ka bërë të ditur lojtarit se mund të gjejë skuadër të re dhe Roma është ajo që ka bërë lëvizje për të.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Roma dhe PSG do të takohen sot për negociata.
Synimi i vetëm është arritja e një marrëveshje për Wijnaldum, pasi kjo është në interesin e të dyja palëve.
Mbetet të shihet se sa janë gati të ofrojnë Roma për yllin holandez të PSG. /Lajmi.net/