PSG dhe Leipzig arrijnë marrëveshje – Mukiele do të kalojë në Paris

Nordi Mukiele do t’i bashkohet skuadrës së PSG. Lojtari premtues i skuadrës së Leipzig, Mukiele ka vendosur ta sfidojë veten në një aventurë të re. Paris Saint-Germain dhe Chelsea ishin në garë për lojtarin, por ishin parisienët më konkretë në garë për lojtarin. Fabrizio Romano shkruan se PSG dhe Leipzig kanë kompletuar dokumentacionin e nevojshëm…

Sport

26/07/2022 09:01

Nordi Mukiele do t’i bashkohet skuadrës së PSG.

Lojtari premtues i skuadrës së Leipzig, Mukiele ka vendosur ta sfidojë veten në një aventurë të re.

Paris Saint-Germain dhe Chelsea ishin në garë për lojtarin, por ishin parisienët më konkretë në garë për lojtarin.

Fabrizio Romano shkruan se PSG dhe Leipzig kanë kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e Nordi Mukiele, përcjell lajmi.net. Gjithçka është gati.

Njoftimi zyrtar për transferimin e lojtarit do të bëhet sapo ai të firmosë kontratën e tij.

Mukiele mbrëmë ka lëshuar edhe një mesazh lamtumirës për tifozët dhe skuadrën e Leipzig. /Lajmi.net/