PSG dhe Chelsea ende në bisedime për Kimpemben

Paris Saint Germain dhe Chelsea ende janë duke i vijuar bisedimet për mbrojtësin Presnel Kimpembe. “Blutë” janë të interesuar që të nënshkruajnë edhe me një mbrojtës të dëshmuar, andaj francezi po shihet si alternativa më e mirë. Kampionët francezë po e vlerësojnë mbrojtësin me çmim 50 milionë euro, transmeton lajmi.net. Në anën tjetër, londinezët po…

Sport

26/07/2022 16:13

Paris Saint Germain dhe Chelsea ende janë duke i vijuar bisedimet për mbrojtësin Presnel Kimpembe.

“Blutë” janë të interesuar që të nënshkruajnë edhe me një mbrojtës të dëshmuar, andaj francezi po shihet si alternativa më e mirë.

Kampionët francezë po e vlerësojnë mbrojtësin me çmim 50 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, londinezët po tentojnë që ta ulin sa më shumë këtë tarifë, pasi po konsiderohet e ekzagjeruar. /Lajmi.net/