PSG cakton çmimin për shitjen e Di Marias

Paris Saint-Germain ka vendosur kushtet për shitjen e Angel Di Marias.

Sport

20/12/2017 07:37

Angel Di Maria ka oferta për largim nga Paris Saint Germain, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, ekziston një problem. Klubi francez kërkon 70 milionë euro për shitjen e tij.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se ende nuk është paraqitur asnjë klub, i gatshëm për ta paguar shifrën e kërkuar nga klubi i pasur francez, përcjell “lajmi.net”.

Di Maria kërkohet nga Barcelona por së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Interit në Serie A. /Lajmi.net/