Pse Zvicra largoi Kosovën nga lista e karantinës, ndërsa Gjermania jo

Arsyet se pse Zvicra largoi Kosovën nga lista me rrezik në raport me politikat e shtetit gjerman, janë esenciale dhe ka dallueshmëri në kritere

Lajme

04/10/2020 11:19

Mes Zvicrës dhe Gjermanisë ka një dallim. Si vende me rrezikshmëri të lartë në Zvicër, konsiderohen secili vend që ka një nivel infektimi prej 60 personave e më lartë në 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër Gjermania në politikat e Covid-19, konsideron se vendet me rrezikshmëri të lartë, janë ato vende nga 50 persona të infektuar e më lartë në 100 mijë banorë, transmeton albinfo.ch.

Andaj, sipas autoriteteve gjermane, Kosova ende nuk e ka numrin e duhur për të hequr nga lista dhe se ende konsiderohet si vend me rrezik të lartë, pasi që në Kosovë thuhet se numri mesatar në 100 mijë banorë është ende 52 persona.