Pse shtohet oreksi kur ftohet koha? Ja si të përballeni me këtë

16:46 | 6 Dhjetor 2021

Kjo është e lidhur me letargjinë…

Kur temperaturat ulen rritet edhe uria. Nutricionistja Renata Bracale shpjegon se cilat janë arsyet shkencore dhe si duhet të sillemi në tavolinë për tu kujdesur të mos e tejkalojmë masën.

Ne duhet të përmirësojmë njohuritë tona të biologjisë për të kuptuar pse jemi më të uritur kur vjen dimri. Gjithçka ka të bëjë me mitokondritë. “Rritja e urisë me ardhjen e dimrit është absolutisht normale” – shpjegon Renata Bracale, pedagoge në Universitetin e Molise,

– ​​Mitokondritë, të cilat janë mushkëritë e qelizave tona dhe që prodhojnë nxehtësi, duhet të djegin më shumë kalori për të ruajtur temperaturën e trupit. Pra përdoren më shumë  yndyra, të cilat zakonisht përdoren si rezervë.” Le të mendojmë për një moment për kafshët që bien në letargji. “Ata kanë zhvilluar shumë ind dhjamor, i cili luan rolin e ruajtjes së energjisë, duke qenë shumë i pasur me mitokondri”.

Stresi gjithashtu rrit urinë

Ekziston dhe stresi i dimrit pasi është në këtë priudhë ne punojmë shumë dhe pushimet verore janë shumë larg.

Ndër faktorët që ndikojnë në aktivizimin e sistemit katekolaminergjik (dmth në prodhimin e adrenalinës dhe noradrenalinës) janë stresi, stërvitja, ndryshimet në dietë dhe temperaturat e ulëta.

Kur aktivizohet sistemi katekolaminergjik (për arsyet që pamë më sipër, pra edhe stresi), ndodh çlirimi i adrenalinës e cila dërgon sinjalin në mitokondri për të përdorur depozitat e yndyrës për të prodhuar më shumë nxehtësi. /Lajmi.net/