Pse Ramush Haradinaj u largua herët nga Kuvendi? Tregon Time Kadrijaj

‘‘Për shkak të agjendave personale’’, është arsyeja se pse Ramush Haradinaj është larguar nga Kuvendi para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit. Kështu ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj pas dështimit të radhës së seancës për konstitumin e Kuvendit. ‘‘Zoti Haradinaj ka pasur agjenda të tij personale, dhe tash…

Lajme

03/05/2025 11:16

‘‘Për shkak të agjendave personale’’, është arsyeja se pse Ramush Haradinaj është larguar nga Kuvendi para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Kështu ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj pas dështimit të radhës së seancës për konstitumin e Kuvendit.

‘‘Zoti Haradinaj ka pasur agjenda të tij personale, dhe tash si kryetar i një partie politike nuk mundet çdo 48 orë të vijë dhe të qëndroj këtu, duke pasur edhe agjenda të tjera. Kjo është arsyeja pse e ka lëshuar sallën, për shkak të agjendave’’, ka thënë ajo për media.