Pse personat nën shenjën e demit iu bënë të bieni në dashuri me të?

Ata po që janë të veçantë...

Fun

09/12/2021 09:20

Personat e lindur në shenjën e Demit nuk ua japin zemrën personit të parë që u troket në derë, përkundrazi dëshirojnë marrëdhënie të gjata dhe kuptimplota pasi dashurojnë me gjithë qenien e tyre. Por, cilat janë karakteristikat që e bëjnë Demin shenjën që çdokush do të donte të kishte në krahë?

1.Janë shumë besnikë: Nëse partneri, partnerja juaj i përket kësaj shenjë, atëherë jeni me të vërtetë fatlumë pasi Demi është shenja më besnike e gjithë zodiakut. U pëlqen të japin e marrin besim dhe në përgjithësi ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme e që zgjasin në kohë.

2.Janë romantikë të lindur: Përtej fasadës së shenjës së fortë, Demat janë një ndër shenjat më romantike të horoskopit. E duan romantizmin në të gjitha format e tijj, mbrëmjet pranë një oxhaku të ngrohtë dhe me një gotë verë në dorë apo qoftë një përqafim i ngrohtë.

3.Janë të ndjeshëm: Edhe pse Peshqit njihen si shenja më e ndjeshme e zodiakut, Demi nuk mbetet më pas. Janë të shumta rastet kur Demi lejon të udhëhiqet nga emocionet dhe instikti. Për të, të qenët i, e ndjeshëm/ndjeshme është një  tipar që mund të keqpërdoret sidomos në marrëdhëniet në çift, por Demi nuk mund të bëjë ndryshe pa të. /Lajmi.net/