Pse për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi kërkohen 80 vota të deputetëve?
Për ratifkimin e Demarkacionit me Malin e Zi kërkohet vota e 2/3 të deputetëve të Kosovës.

Lajme
Shpjegim për një qështje të tillë ekziston në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku për marrëveshjet për territorin, paqen, aleancat, marrëveshjet ndërkombëtare kërkohet 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Më tej në nenin 18.Mbi Ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare shkruhet:
- Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:
(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
(2) të drejtat dhe liritë themelore;
(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;
(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.
- Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
- Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.