Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

Pse optimizmi është duke ndikuar keq te pandemia?

14:00 | 25 Tetor 2020

Ilustrim

Psikologët bihevioristë kanë ardhur në përfundim se mendimi optimist po shkakton probleme më të mëdha sesa që po ndihmon në lidhje me pandeminë.

Është natyra njerëzore ta mbivlerësojë mundësinë e një rezultati pozitiv mbi atë negativ. Në rrethana normale kjo pikëpamje do të ulte stresin dhe ankthin, do të ndikonte në një shëndet fizik dhe psikik më të mirë, shkruan “CNCB”, transmeton lajmi.net.

Mirëpo në këto rrethana, ky mendim pozitiv po ndikon që ne ta rrezikojmë veten.

Studimi që u bë gjatë këtij viti tregon se shumica e njerëzve mendojnë se janë në grupin e personave më pak të rrezikuar nga virusi, pa marrë parasysh moshën ose gjininë.

Tani që ne jemi “mësuar” me rrezikun, ne e nënvlerësojmë edhe më shumë.

Njerëzit po marrin parasysh ato informacione që ju përshtaten mendimit të tyre pozitiv, p.sh. marrim parasysh personat që e kalojnë me lehtësi virusin më shumë se rastet që vdesin.

Çka ne duhet të bëjmë është të marrim në konsideratë më shumë pasojat negative sesa “mundësinë e vogël” që diçka e keqe të na ndodhë.

Secili duhet t’i ndjekë këshillat e specialistëve të vetëmbrojtjes dhe mbrojtjes së të tjerëve. /Lajmi.net/