Pse mungesa e gjumit iu shëndoshë më shumë sesa ushqimi

Sipas shkencëtarëve, kohëzgjatja e gjumit ndikon hormonet e urisë dhe stimulon oreksin.

Lifestyle

05/05/2021 11:52

Studime të viteve të fundit kanë zbuluar një lidhje të fortë mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shtimit ne peshë, shkruan “U.S. National Library of Medicine”.

Sipas studimeve, nëse njeriu fle më pak se pesë orë, rrit gjasat e shtimit në peshë, transmeotn lajmi.net.

Femrat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë më shumë gjasa të shtojnë minimalisht 5 kg në peshë, në krahasim me gratë që flenë 7 orë në ditë.

Raporte të tjera shkencore mbi këtë çështje kanë zbuluar që lidhja mes gjumit dhe mbipeshës është e vërtetë edhe tek fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas shkencëtarëve, kohëzgjatja e gjumit ndikon hormonet e urisë dhe stimulon oreksin.

Një faktor tjetër kontribues në këtë lidhje mes peshës dhe gjumit, është se mungesa e këtij të fundit shkakton lodhje dhe më pak dëshirë për aktivitet fizik.

Mungesa e gjumit krijon një rreth vicioz në organizëm.

Sa më pak të flini aq më të larta janë nivelet e kortizolit dhe aq më të uritur do të ndiheni.

Kjo nënkupton që do të kryeni zgjedhje të këqija ushqimore në përpjekje për t’u ndier mirë.

Kur organizmi është i stresuar, përpiqet të prodhojë serotoninë për t’u qetësuar.

Mënyra më e lehtë për të prodhuar këtë hormon është duke ngrënë karbohidrate dhe ushqime me yndyrë.

Këto të fundit nxisin një reagim neurokimik.

Mungesa e Gjumit e Frikëson Organizmin

Mungesa e gjumit prish aftësinë e organizmit për të përpunuar ëmbëlsirat.

Sheqeri mbetet në gjak dhe nivelet e tij janë të larta.

Mungesa e gjumit nënkupton se qelizat e yndyrës kanë 30% më pak aftësi të përballen me insulinën.

Nga ana tjetër, kur nuk flini, trupi ndihet sikur po i kanoset diçka e rrezikshme.

Metabolizmi ngadalësohet, sepse organizmit i duhet të akumulojë energji dhe të ruajë burimet e nevojshme për të mbijetuar.

Gjumi, Miku Juaj Më i Mirë

Gjumi është me të vërtetë miku më i mirë i trupit dhe trurit.

Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe jini besnikë të regjimit që do të vendosni.

Një regjim i mirë gjumi rregullon edhe orën e brendshme të trupit dhe ju fal qetësinë e nevojshme.

Gjumi duhet të jetë një prioritet sepse nëpërmjet tij ushqeni të gjithë organizmin. /Lajmi.net/