Pse Kombëtarja e Uellsit u fotografua në këtë mënyrë? (FOTO)
Edhe pse konsiderohej favoritë, Uellsi nuk mundi të marrë më shumë se një pikë përballë Gjeorgjisë në kualifikuesen për Kampionat Botëror.

Sport
Ky rezultat ndoshta ishte befasia më e madhe e kësaj xhiroje, por pak kush u morë me të, pasi që kombëtarja e Uellsit u bë hit në rrjetet sociale për mënyrën e fotografimit para fillimit të ndeshjes.
Ata nuk zgjodhën mënyrën tradicionale të fotografit (6-5), siç e aplikojnë gjitha skuadrat, por formuan një renditje të re (3-8), shkruan Lajmi.net.
Por ky fotografim nuk ishte diçka e re për Uellsin, që edhe në të kaluarën kanë bërë të gjithë kuriozë për mënyrën se si renditeshin tek fotografimi para ndeshjes.
I pyetur rreth rreshtimit në fotografinë ndaj Gjeorgjisë, Bale u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë do të thotë ajo”.
Mënyrat interesante të fotografimit, kanë një traditë të gjatë të Uellsi, që janë parë edhe në kohën kur luante Ryan Giggs.