Pse bien dëshirat seksuale tek gratë në moshë madhore

Një lajm i keq për gratë të cilat po hyjnë ose kanë hyrë në fazën e menopauzës, studimet e reja tregojnë se seksi përkeqësohet dhe dëshirat seksuale janë më të pakta kur ato hynë në këtë “ndryshim”.

Lifestyle

12/07/2019 14:23

Një studim me më shumë se 4000 gra të cilat ishin në fazat e menopauzës, është gjetur se ¾ e tyre ishin joaktive seksualisht, edhe nëse ato ishin të martuar ose me një partner.

Kujdesi ndaj vetes, ose ndaj bashkëshortit, familjes në përgjithësi, mungesa e dëshirës seksuale për shkak se në këtë fazë bie edhe libido – konsiderohen si barrierat kryesore në shtrat, raporton “Daily Mail”, transmneton lajmi.net.

Disa gra, madje u ankuan se gjatë kësaj faze ato gjatë natës djersiten, kanë temperaturë dhe ndryshime në trupin e tyre, çka i ka bërë ato më pak të sigurta për tu përfshirë në marrëdhënieve intime.

Në fakt, vetëm 3% e grave raportuan se kanë marrëdhënie seksuale të rregullta dhe të kënaqura. Këto ndryshime vinë si pasojë e menopauzës, ku gratë përjetojnë disa ndryshime hormonale, ku kjo po ashtu ndikon edhe në aspektin seksual si thatësia vaginale dhe dhembje përgjatë marrëdhënieve, mirëpo studiuesit dhe mjekët, konstatojnë se edhe pse gratë i shohin këto ndryshime, shumë pak prej tyre kërkojnë trajtim për këto çështje. /Lajmi.net/