Pse 6 dhjetori është data më e keqe për çiftet? Studimet japin këtë shpjegim

Zyratisht, kemi hyrë në periudhën më të bukur të vitit, por e dini që kjo kohë nuk do të jetë më e tillë nëse ndaheni nga partneri pak para Krishtlindjes?

Lifestyle

07/12/2021 15:55

Sipas studimeve të fundit në Britani, rezulton se çiftet janë më tepër të pritura për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre deri më 6 dhjetor, e nëse nuk ndodh në këtë datë… atëherë mund të ndodhë vetëm pas janarit e në vijim.

Sezoni i festave është i mbushur me emocione, por shpeshherë edhe me debate mes çifteve. Kjo mund të jetë e natyrshme pas stresit që përjetohet gjatë përgatitjeve festive, dhuratave për të afërmit, vizitat tek familjarët e gjithçka tjetër që krijohet në këtë periudhë.

Sipas një sondazhi të bërë nga Hillarys.co.uk, publikuar në Mirror, rezultoi se data 6 dhjetor ishte më e “votuara” për t’u ndarë, ndërsa personat e marrë në pyetje thanë se pas kësaj date, “është e dhimbshme t’i japësh duart partnerit”.

Sa u përket arsyeve që studimi jep për një vendim të tillë, më së shumti lidhen me faktin se pasioni mes tyre ishte shuar e kjo binte më tepër në sy këtë muaj festiv, por mes arsyeve u renditën edhe ato për tradhti, gjendja ekonomike dhe stresi i festave. /Lajmi.net/