PSD nuk do të garoj në zgjedhjet e ardhshme, Molliqaj: Kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve

Partia Socialdemokrate nuk do të garoj në zgjedhjet e 9 shkurtit të nivelit qendror në Kosovë. Për këtë ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj i cili ka thënë se ky vendim ka ardhur pas disa diskutimeve të situatës politike në mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Molliqaj ka shkruar se PSD-ja nuk e…

Lajme

08/10/2024 16:21

Partia Socialdemokrate nuk do të garoj në zgjedhjet e 9 shkurtit të nivelit qendror në Kosovë.

Për këtë ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj i cili ka thënë se ky vendim ka ardhur pas disa diskutimeve të situatës politike në mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues.

Molliqaj ka shkruar se PSD-ja nuk e ka mbështetjen e duhur prandaj edhe kanë vendosur ta refuzojnë rrugën e koalicionit, shkruan lajmi.net.

“Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend. Kështu, kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve ku bindjet do të na lakoheshin, por edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda popullizmit të këtij momenti. Kosova rrezikohet prej popullizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet. Por përgjigja për këtë regjim politik e diskursiv nuk është “djali i mirë” e “normal” me higjienën e fjalorit politikisht korrekt. Ky opsion, nën petkun e racionalitetit, edhe në Kosovë si gjithkund tjetër, përfaqëson pushtetet e kaluara ku ligjin e bënte kapitalizmi grabitqar. Në vend të votës, duam të japim shembull aktivizmi. Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë. Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: