PS kritikon KQZ për mos shpalljen e rezultateve në Vorë
Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbajtur një konferencë të shkurtë në orët e mbrëmjes, e para kjo pas përfundimit të procesit zgjedhor, por nuk është kumtuar ndonjë rezultat zyrtar Zëdhënësja e Partisë Socialiste në Vorë, Elena Kaçe, drejtoi kritika ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor për të mos shpallur rezultatin e menjëhershëm elektronike në Vorë. “Mos nxjerrja…

Lajme
Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbajtur një konferencë të shkurtë në orët e mbrëmjes, e para kjo pas përfundimit të procesit zgjedhor, por nuk është kumtuar ndonjë rezultat zyrtar
Zëdhënësja e Partisë Socialiste në Vorë, Elena Kaçe, drejtoi kritika ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor për të mos shpallur rezultatin e menjëhershëm elektronike në Vorë.
“Mos nxjerrja e rezultateve të Vorës dhe njësisë dhjetë nga Komisioni Qendror Zgjedhor me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si dhe me arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e Komisionit Qendror Zgjedhor si garant i sovranit të popullit e jo i nevojave taktikave të partive politike…I bëjmë thirrje PS në Vorë dhe mbështetësve të tanë në Vorë të ruajnë qetësinë. Rezultati është kuti dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallëndyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste”
Partia Socialiste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe anëtarësisë së saj që të ruajnë qetësinë. Ndërkohë në Vorë ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
KQZ ende nuk ka nisur me numërimin e votave për procesin e sotëm zgjedhor dhe në disa zona thuhet se një gjë e tillë do të nisë në orët e vona.