Provoni të mos jetoni në objekte të cilat i ka kapluar myku, ja ç’i ndodhi një gruaje

Një grua frikësohet se ajo është helmuar ngadalë nga myku në banesën e saj të vjetër, duke shkaktuar vite lodhjeje, humbje kujtese dhe humbje flokësh.

Lifestyle

12/03/2019 19:48

Emma Marshall, 29 vjeçe, jetonte në një pronë në Hackney, në lindje të Londrës, muret e së cilës përbënin myk. Ajo kishte jetuar në këtë apartament që nga 2014-ta, transmeton lajmi.net.

Që atëherë, shëndeti i saj është dobësuar në mënyrë të vazhdueshme, pasi simptomat e lartcekura gati se nuk ia morën jetën.

Marshall, e cila punon në industrinë e muzikës, shkoi në vizitë tek mjekë të ndryshëm. Por asnjëri prej tyre nuk e dinte pse trupi i saj ndjehej kaq i dobët.

Në fund të vitit të kaluar, Marshall, e cila tha se po qëndronte e shtrirë për simptomave të saj, paguhej për të parë një mjek mjekësor funksional që punonte në mjekësi alternative.

Një mostër urine zbuloi se nivelet e saj të mikotoksinës – shkaktuar nga myku – ishin jashtë normales. /Lajmi.net/