Protestuan kundër Putinit, arrestohen mbi 1 mijë e 200 qytetarë në Rusi

Më shumë se 1200 protestues janë arrestuar në mitingjet kundër mobilizimit që po zhvillohen në të gjithë Rusinë. Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka publikuar informacionin e fundit sipas të cilit 1240 persona në 38 qytete në të gjithë Rusinë janë arrestuar deri më tani gjatë protestave kundër mobilizimit. Grupi i pavarur…

Bota

21/09/2022 23:20

Më shumë se 1200 protestues janë arrestuar në mitingjet kundër mobilizimit që po zhvillohen në të gjithë Rusinë.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka publikuar informacionin e fundit sipas të cilit 1240 persona në 38 qytete në të gjithë Rusinë janë arrestuar deri më tani gjatë protestave kundër mobilizimit.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info raportoi se të paktën 489 prej tyre u arrestuan në Shën Petersburg, derisa arrestime pati edhe në Moskë.