Protestojnë prindërit e fëmijëve në shkollën “Asim Vokshi”, Drejtoria në Prishtinë vendosi t’i bartë ata në shkollën “Zenel Hajdini”

Një protestë është duke u zhvillua sot nga prindërit e fëmijëve që vijonin mësimet në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë. Protesta është paralajmëruar më parë ndërsa po mbahet sot para objektit shkollor. Prindërit e nxënësve në fjalë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë për bartjen e nxënësve nga…

Lajme

14/10/2025 08:47

Një protestë është duke u zhvillua sot nga prindërit e fëmijëve që vijonin mësimet në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë.

Protesta është paralajmëruar më parë ndërsa po mbahet sot para objektit shkollor.

Prindërit e nxënësve në fjalë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë për bartjen e nxënësve nga kjo shkollë në shkollën “Zenel Hajdini” nën arsyetimin e zbatimit të projektit për mësim tërëditor.

Ky vendim u ka shkaktuar probleme të shumta prindërve, si për shkak të distancës së madhe dhe rrezikut në rrugë të fëmijëve.

“Ne kemi dorëzuar kërkesë zyrtare në Drejtorinë e Arsimit për kthimin e fëmijëve tanë në Shkollën “Asim Vokshi”. Nuk jemi kundër modelit të mësimit tërditor, por besojmë se shkolla jonë i plotëson të gjitha kushtet për zbatim pa zhvendosje”, thuhej në reagimin e prindërve, transmeton lajmi.net.

Mbi 200 prindër kanë kërkuar kthimin e nxënësve në shkollën “Asim Vokshi”./Lajmi.net/