Protestojmë deri në ç’kapje të shtetit!

Nëse kjo Qeveri nuk i realizon kërkesat e protestuesve, protestat nuk do të ndalen deri në rënien e kësaj Qeveria, ka thënë Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së bashku me dy parti tjera opozitare do të protestojnë të shtunën kundër qeverisë "Mustafa-Thaçi".

Lajme

17/04/2015 08:13

Sipas tij, dallimet që LVV-ja i ka me AAK-në dhe “Nismën”, janë të parëndësishme, krahasuar me degradimin që po i bëhet Kosovës nga kapësit e shtetit.

“Asnjë protestë nuk është kurrfarë amnistie për asnjë person. Kjo protestë nuk është për t’u bërë ministër asnjëri prej protestuesve. Ata do të jenë qytetarë të Republikës në protestë, disa prej të cilëve rastisin të jenë politikanë”, ka thënë Albin Kurti në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Ai po ashtu tregoi edhe arsyet e kundërshtimit të Gjykatës Speciale.

“Është për të ardhur keq që faktorët ndërkombëtarë po vazhdojnë të insisitojnë që shumë prej politikanëve të Kosovës të përfundojnë në burg, për atë çka i kanë bërë Serbisë, e jo për atë çka i kanë bërë popullit të Kosovës”.

“Këta zyrtarë ndërkombëtarë që i kemi këtu, ua dinë shumë mirë krimet krimet e paqes këtyre politikanëve, por nuk e ngrenë atë çështje. Flasin për krimet e tyre para 16 vjetëve, e jo për krimet e tyre para 16 minutave, sepse këta politikanë për çdo minutë bëjnë krime financiare, ekonomike, të kontrabandës…”, ka thënë Kurti.