Protestë edhe në Mitrovicë: E rëndë mos me qenë njeriu i sigurt në shtëpinë e vet
Si shenjë revoltë për vrasjen e Arlinda Zekajt, u protestua të premten edhe në Mitrovicë. Para stacionit policor, protestuesit kërkuan llogaridhënie nga ky institucion me ç’rast e shkruan parullën “A jeni lodhë” në murët afër objektit të policisë. Duke kërkuar “Llogaridhënie nga organet kompetente me parullat “Drejtësi për Arlindën” dhe “Shteti i ka duart me…
Lajme
Si shenjë revoltë për vrasjen e Arlinda Zekajt, u protestua të premten edhe në Mitrovicë.
Para stacionit policor, protestuesit kërkuan llogaridhënie nga ky institucion me ç’rast e shkruan parullën “A jeni lodhë” në murët afër objektit të policisë.
Duke kërkuar “Llogaridhënie nga organet kompetente me parullat “Drejtësi për Arlindën” dhe “Shteti i ka duart me gjak”, protestuesit marshuan nga sheshi “Isa Boletini” në drejtim të Gjykatës Themelore, më pas te Qendra për Punë Sociale, për ta përfunduar marshimin te Stacioni i Policisë në Jug.
Organizatorja e protestës, Neri Ferizi, tha se këtë protestë e kanë organizuar në shenjë solidariteti me protestat e tjera në kërkim të drejtësisë.
“Këtë protestë e kemi organizuar me aktivistët në Mitrovicë për t’u solidarizuar me protestat e tjera dhe në Prishtinë. Njëkohësisht, edhe pas protestës, siç e keni parë, i kemi njoftuar të vijnë në protestën në Prishtinë që do të mbahet. Ajo që kërkojmë është dorëheqje, llogaridhënie dhe ndjekje penale për të gjithë ata që janë të përfshirë në rast”, tha Ferizi.
Dhimbja për vrasjen e Arlinda Zekajt është përcjellë edhe te qytetarët. Qytetarja Emine Beqiri ka thënë se është shumë e dhimbshme që njeriu të mos jetë i sigurt në shtëpinë e vet.
“E rëndë shumë, e dhimbshme shumë, mos me qenë njeriu i sigurt në shtëpinë e vet. Me shku me pa djalin e vet, fëmijën e vet, me qenë e rrezikuar, nuk di, rëndë, vështirë. Gjumi s’po më merr kur po e paramendoj. Drutë me i pre e sheh njeriu sa e rëndë është, s’e lë më njeriun. Shteti ka dështuar, a e ka pa si nëpër filma, policia pasi kryhet krimi vjen. Nuk është veç rasti te Policia jonë, ndodh rasti, tani Policia kinse po vjen”, tha Beqiri.
Arlinda Zekaj u vra të dielën e datës 25.10.2026 në Vitomiricë të Pejës.
I dyshuari për aktin kriminal është ish kunati i së ndjerës, Albert Sylaj, i cili u prangos nga Policia e Koosvës dy ditë më parë. nga krimi i rëndë dhe i organizuar, në përputhje me metodologjinë e Europolit.