Protesta e shqiptarëve të Preshevës, Sinani: Dëshmuam edhe njëherë që as nuk nënshtrohemi e as nuk heshtim

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shkruar për protestën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila është mbajtur në Preshevë. Protesta e quajtur “IDENTITET & DINJITET”, sipas Sinanit u mbajt për të ngritur zërin kundër shtypjes e diskriminimit. Para Stacionit policor u kërkua ndërprerja e procesit të pasivizimit selektiv dhe rikthimi i…

Lajme

23/09/2024 16:02

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shkruar për protestën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila është mbajtur në Preshevë.

Protesta e quajtur “IDENTITET & DINJITET”, sipas Sinanit u mbajt për të ngritur zërin kundër shtypjes e diskriminimit.

Para Stacionit policor u kërkua ndërprerja e procesit të pasivizimit selektiv dhe rikthimi i adresave të shqiptarëve të pasivizuar;
– në Shtëpinë e Shëndetit u kërkua që ky institucion të mos bëhet shtëpi e diskriminimit;
– pranë zyrës së Trupit Koordinues e quajtëm bashkë këtë instituciob Trup Çkoordinues dhe;
– para Gjykatës u kërkua rikthimi i këtij institucioni”, ka shkruar Sinani.
Sipas saj, përmes kësaj proteste u dëshmua edhe njëherë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi.
“Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona”, ka shtuar mes të tjerash Sinani. /Lajmi.net/