Protesta e bizneseve nis nesër afër rrethrrotullimit me flamur, paralajmërohet bllokimi i hyrje daljeve të Prishtinës

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për vendtakimin e Këshillit Organizativ të protestës së nesërme e cila do të nis nga ora 10:00. Sipas OEK-ut, vendtakimi me përfaqësuesit e mediave do të jetë tek një pikë karburanti afër rreth-rrotullimit me flamur, në hyrje të Prishtinës. “Ju njoftojmë se më 29 maj 2025, në orën 10:00,…

Lajme

28/05/2025 19:06

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për vendtakimin e Këshillit Organizativ të protestës së nesërme e cila do të nis nga ora 10:00.

Sipas OEK-ut, vendtakimi me përfaqësuesit e mediave do të jetë tek një pikë karburanti afër rreth-rrotullimit me flamur, në hyrje të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se më 29 maj 2025, në orën 10:00, do të mbahet protesta e bizneseve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen e detyrueshme të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë, një vendim që sipas komunitetit të biznesit, rrezikon stabilitetin ekonomik, prodhimin vendor dhe vendet e punës”, thuhet në njoftim.

Në protestën e nesërme është paralajmëruar se duke filluar nga ora 10:00 do të bllokohet të gjitha hyrje-daljet e Prishtinës.