Protesta e bizneseve, bllokohet edhe hyrja në Prishtinë nga Veterniku

Bizneset kanë filluar protestën e tyre, duke bllokuar hyrjet kryesore në Prishtinë. Tanimë është bllokuar edhe një ndër hyrjet kryesore të kryeqytetit që vjen nga Veterniku, shkruan lajmi.net Protesta ka filluar nga ora 10:00 dhe do të vazhdoj deri në ora 12:00. Kjo protestë ka ardhur pas vendimit të ZRrE-së që bizneset e mëdha të…

Lajme

29/05/2025 10:13

Bizneset kanë filluar protestën e tyre, duke bllokuar hyrjet kryesore në Prishtinë.

Tanimë është bllokuar edhe një ndër hyrjet kryesore të kryeqytetit që vjen nga Veterniku, shkruan lajmi.net

Protesta ka filluar nga ora 10:00 dhe do të vazhdoj deri në ora 12:00.

Kjo protestë ka ardhur pas vendimit të ZRrE-së që bizneset e mëdha të hynë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Bizneset do të mbyllin hyrjet:

Veterniku – hyrja për në qytet

Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë

Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë

Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë

Policia e Kosovës po kujdeset për mbarëvajtjen e kësaj proteste, pa incidente.