“Propaganda nuk kalon!” – Bajrami i reagon Muratit: Falë politikave tuaja 250 mijë kosovarë jetojnë në varfëri ekstreme
Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati pasi ky i fundit ka treguar shifra se si 61 mijë familje janë subvencionuar për faturat e energjisë në gjashtë muajt e fundit. Bajrami thotë se ky financim është nga BE-ja dhe shton se Hekuran Murati duhet të mbahet përgjegjës…
Lajme
Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati pasi ky i fundit ka treguar shifra se si 61 mijë familje janë subvencionuar për faturat e energjisë në gjashtë muajt e fundit.
Bajrami thotë se ky financim është nga BE-ja dhe shton se Hekuran Murati duhet të mbahet përgjegjës për faktin që ka premtuar lirim të çmimit të energjisë dhe e kanë bërë të kundërtën në pushtet.
Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se falë politikave të Qeverisë Kurti, 61 mjë familje apo 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme.
Reagimi i plotë:
Propaganda e ministrit që rritjen e varfërisë mundohet ta shesë si sukses
61 mijë familje në vendin tonë u subvencionuan për faturat e energjisë elektrike në gjashtë muajt e fundit. Financim ky komplet nga BE për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta.
Pra Bashkimi Evropian është institucioni që duhet të falënderohet për këtë ndihmë e Qeveria Kurti me minister Muratin duhet të mbahet përgjegjëse që përkundër faktit që erdhën në pushtet duke premtuar lirim të çmimit të energjisë elektrike e rritën atë deri në papërballushmëri për 61 mijë familje në Kosovë.
Falë politikave dhe mospunës së kësaj Qeverie sot 61 familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd.
Propaganda nuk kalon!