Propaganda e VV-së kalon limitet, “zhduk” nga fotografitë xhipat e KFOR-it amerikan, i lë veç të FSK-së
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar ta politizoi shkuarjen e VV-së në veri për nxjerrjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se gjatë vikendit është mbytur në liqenin e Ujmanit. Ndonëse dërgimi i FSK-së në veri është bërë me lejen e KFOR-it, VV-ja dhe ministri në detyrë i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, po tentojnë ta fshehin këtë…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar ta politizoi shkuarjen e VV-së në veri për nxjerrjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se gjatë vikendit është mbytur në liqenin e Ujmanit.
Ndonëse dërgimi i FSK-së në veri është bërë me lejen e KFOR-it, VV-ja dhe ministri në detyrë i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, po tentojnë ta fshehin këtë fakt, raporton Nacionale.
Madje, ata janë përkujdesur që t`i retushojnë edhe fotografitë e shpërndara në rrjetet, duke eliminuar xhipat e KFOR-it amerikan, të cilët iu kanë paraprirë mjeteve të FSK-së deri në vendin ku dyshohet se është mbytur mërgimtari.
Një fotografi të retushuar e ka postuar edhe ministrit në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar fotografinë ku shihen vetëm mjetet e FSK-së duke shkuar në veri dhe jo ato të KFOR-it.
Në asnjë prej fotografive që ka postuar ai nuk shihet mjetet e KFOR-it.
Madje, statusin e tij për dërgimin e FSK-së në veri e ka ndryshuar disa herë.
Fotografitë më poshtë tregojnë se sa herë Maqedonci ka ndryshuar statusin e tij.


