Pronari i lokalit i shtrirë në spital: Protestuesit më goditën në kokë me karrige (Foto)

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës raportohet se tre policë dhe një qytetar kanë marrë trajtim mjekësor, pas protestës të mbajtur në Prishtinë.

Lajme

24/01/2015 19:31

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Avdush Bajgora, ka bërë të ditur për KTV-në se policët kanë marrë lëndime kryesisht në këmbë, derisa lëndime më serioze ka marrë qytetari, pronar i një lokali të demoluar nga protestuesit. 

Po i njëjti është pronar i një prej restoranteve në sheshin “Ibrahim Rugova”, që u demolua në momentin e përplasjes së protestuesve me policinë. Ai thotë se është goditur me karrige në kokë derisa po tentonte të ruante inventarin e lokalit të tij.

“Aty ka ardhur turma. Unë jam munduar ta mbrojë inventarin. Një protestues e ka kapur karrigen dhe më ka goditur në kokë”, ka thënë për KTV-në pronari i një lokali në qendër të Prishtinës, të demoluar nga protestuesit.