Pronari i Arsenalit më i pasur se Abramovich
Aksionari më i madh i Arsenalit, Alisher Usmanov është më i pasur se pronari i Chelseas, Roman Abramovich.

Sport
Bill Gates vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë.
Pasuria e tij vlerësohet në 79.3 miliardë dollarë, mirëpo opinioni sportdashës është më tepër i interesuar për pasurinë e pronarëve të klubeve.
Dhe, këtu vjen në shprehje një statistikë interesante, sidomos nëse jeni tifoz i Arsenalit.
Aksionari më i madh i Arsenalit, Alisher Usmanov është i 71-të në listën e personave më të pasur në botë për vitin 2015 me 14.4 miliardë dollarë.
Por, ai pas vetes ka lënë pronarin e Chelseas, Roman Abramovich që është vetëm i 137-ti me pasuri prej 9.8 miliardë dollarësh.
Tifozë të Arsenalit, a ka ardhur koha që Usmanov ta hapë kuletën?