Promovohet libri “Gryka e kohës” i Migjen Kelmendit
Libri “Gryka e kohës” i Migjen Kelmendit, është promovuar të premten në Tiranë. Në Universitetin Evropian të Tiranës, fjalën e mori publicist shqiptar, Henri Çili, i cili e quajti Kelmendin ikonoklast dhe zë kontravers në letërsinë shqipe, shkruan Albanian Post. “Libër i mrekullueshëm nga pikëpamjet e të shkruarit. Flet troç, jo konvencional, pa konformizëm”, ka…
ShowBiz
Libri “Gryka e kohës” i Migjen Kelmendit, është promovuar të premten në Tiranë.
Në Universitetin Evropian të Tiranës, fjalën e mori publicist shqiptar, Henri Çili, i cili e quajti Kelmendin ikonoklast dhe zë kontravers në letërsinë shqipe, shkruan Albanian Post.
“Libër i mrekullueshëm nga pikëpamjet e të shkruarit. Flet troç, jo konvencional, pa konformizëm”, ka thënë Çili.
Për Cilin, ky libër, i cili është ribotim pasi për herë të parë kishte dalë më 1994, është pasurues i jetës kulturore shqiptare nisur nga gegnishtja ne të cilën është thurur ai.
Kelmendi kërkon që të shkruarit gegë të mos jetë veçanti por në fakt zakonshmëri në botimet në Shqipëri dhe Kosovë.
“Doja që të jetë në gegnisht dhe do të doja që botimet në gegnisht do të duhej të jenë diçka e zakonshme, diçka normale edhe në Tiranë, si në Prishtinë”, ka thënë Kelmendi.
Ai po ashtu ka folur edhe për mënyrën se si e ka ndërtuar tregimin dhe narracionin, të cilën e përmbledhi me togfjalëshin ‘album me fotografi’, dhe ‘të prerë nga gërshërët e tij’.
“Metoda me të cilën i hy këtij rrëfimi është fiksion, përdori data historike, por luaj me to, ndërtoj situata grotekse, por ka shumë çka faktike, autobiografike”.
“Është një lloj albumi me fotografi, por unë i hy me gërshanë dhe luaj me fate historike, duke kriju relacion me lexuesin”.