Prokuroria tregon se a u arrestua personi që rrahu për vdekje viktimën në Prishtinë

Prokuroria ka dhënë detaje lidhur me rastin e sontëm në Prishtinë, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marrë nga një rrahje.

Lajme

20/07/2019 22:13

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R.,  si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi. /Lajmi.net/