Prokuroria Themelore në Gjilan vetëm brenda një muaji ngriti 16 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar 12 kallëzime penale, ndaj 12 personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale Dhuna në familje”,…

Lajme

04/12/2024 13:49

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar 12 kallëzime penale, ndaj 12 personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një personi të mitur, për këtë vepër penale./Lajmi.net/