Prokuroria Themelore e Mitrovicës me preformancën më të ulët në trajtimin e lëndëve të korrupsionit

Lëvizja Fol ka gjetur se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pasur preformancën më të ulët në trajtimin e lëndëve të korrupsionit në tre-mujorin e parë të vitit 2021.

Lajme

23/04/2021 14:45

Sipas Fol, nga 414 lëndë të korrupsionit sa ishin në punë në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës gjatë tre-mujorit të parë të vitit 2021 (janar-mars), prokuroritë kishin arritur të trajtojnë 90 lëndë, apo 22 %.
Prej këtyre, 97 lëndë ishin krijuar gjatë këtij tre-mujori, ndërkaq pjesa prej 317 lëndësh ishte bartur nga viti 2020.
Të dhënat në lidhje me matjen e performancës së prokurorive në trajtimin e lëndëve të korrupsionit sipas metodologjisë së CEPEJ-it, janë paraqitur në grafikonet e mëposhtme./Lajmi.net/