Prokuroria Speciale për rastin “Mati 1”: Sekuestrohen mbi 6 milionë euro pasuri e paluajtshme- 59 banesa e 12 parcela

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka mbajtur sot një takim me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda. Gjatë këtij takimi është shënjestruar rasti i koduar si “Mati 1”, për të cilin ditë më parë u dhanë detaje shtesë në lidhje me hetimet. Rasti i koduar “Mati 1” për veprat…

Lajme

21/05/2025 14:41

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka mbajtur sot një takim me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda.

Gjatë këtij takimi është shënjestruar rasti i koduar si “Mati 1”, për të cilin ditë më parë u dhanë detaje shtesë në lidhje me hetimet.

Rasti i koduar “Mati 1” për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”, “falsifikimi i dokumentit” dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €”,thuhet në njoftimin për media.

Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 parcela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare./Lajmi.net/