Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave për fajde, shpëlarje e parave, falsifikim i dokumenteve, mashtrim dhe kanosje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për disa vepra penale. Veprat penale me të cilat ngarkohen ata janë fajde, shpëlarje e parave, falsifikim i dokumenteve, mashtrim dhe kanosje, shkruan lajmi.net. Prokuroria Speciale ka njoftuar se sipas aktakuzës, B.M dhe Q.M, gjatë vitit 2020 në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë…

Lajme

02/10/2025 16:26

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për disa vepra penale.

Veprat penale me të cilat ngarkohen ata janë fajde, shpëlarje e parave, falsifikim i dokumenteve, mashtrim dhe kanosje, shkruan lajmi.net.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sipas aktakuzës, B.M dhe Q.M, gjatë vitit 2020 në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë atij para me fajde disa herë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit ia kanë tjetërsuar të dëmtuarit pronën në Prishtinë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i kthejë mjetet financiare. Gjithashtu, B.M dhe Q.M, akuzohen se në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktiviteti kriminal, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe të fshehjes së vlerës reale, në mënyrë të kundërligjshme e konvertojnë, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë prej 6,300,000.00 € (gjashtë milionë e treqind mijë euro). Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës. /Lajmi.net/