Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Halil Gecit, procedura penale vazhdon

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Halil Geci është intervistuar nga policia lidhur me rastin për të cilin është raportuar gjatë ditës. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur për Lajmi.net se intervistimi është kryer nga Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net. “Lidhur me çështjen…

Lajme

10/03/2026 13:49

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Halil Geci është intervistuar nga policia lidhur me rastin për të cilin është raportuar gjatë ditës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur për Lajmi.net se intervistimi është kryer nga Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju konfirmojmë se është intervistuar nga Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale. Ndërsa, procedura penale në këtë rast vazhdon”, ka deklaruar Luta.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për rastin, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë në kuadër të procedurës penale.

Sipas avokatit të tij, Gazmend Halilaj, Geci është intervistuar për disa orë nga Departamenti për Krime të Rënda dhe më pas është liruar.

Halilaj ka deklaruar se rasti lidhet me një status të publikuar nga Geci në rrjetin social Facebook. Ai e ka cilësuar këtë si një rast të paprecedent, duke thënë se në vendet demokratike presidenti i shtetit nuk duhet të merret me statuset e qytetarëve në rrjetet sociale.

“Pas disa orësh në Krime të Rënda, Baci Lilë u lirua. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh që presidenti i shtetit të merret me statuset e qytetarëve, të cilat sipas Konventës Evropiane dhe Kushtetutës së Republikës garantojnë të drejtën e shprehjes së lirë”, ka deklaruar Halilaj./lajmi.net/